Sporti

Drejtuesit e Barcelonës udhëtojnë për në Katar, kërkojnë marrëveshjen përfundimtare me Xavin

11/03/2021 10:40
nga:Mergim Rreci

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtori i futbollit Mateu Alemany janë nisur për në Katar këtë mëngjes për të mbyllur marrëveshjen e Xavi Hernández.

Radio RAC1 publikoi një fotografi të të dyve në aeroportin El Prat, ku po shkonin për në Doha, duke vënë në dukje mungesën e presidentit Joan Laporta, i cili ishte në Kiev një ditë përpara se të shoqëronte ekipin në Ligën e Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport.