Sporti

Drejtori sportiv i Werder Bremenit e konfirmon: Milot Rashica ka arritur marrëveshje, javët e ardhshme do jenë vendimtare

08/03/2020 20:44
nga:N S

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka konfirmuar se Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me një klub, teksa atij klubi nuk ia ka zbuluar emrin, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Interesim serioz për 24 vjeçarin besohet se kanë shprehur Red Bull Leipzigu dhe Hertha Berlini nga Gjermani dhe Wolves e Aston Villa nga Anglia.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka konfirmuar se Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me një klub, teksa atij klubi nuk ia ka zbuluar emrin.

“Është e vërtetë se Miloti mund ta imagjinojë një transferim, ka pasur klube të interesuara dhe ai ka një marrëveshje me një klub që dëshiron t’i bashkohet. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij“ – ka thënë ai për ‘Sky’.

Kujtojmë që javë më parë është raportuar se Milot Rashica ka arritur marrëveshje me Leipzigun, teksa për t’u finalizuar marrëveshja edhe mes klubeve, Werder Bremeni kërkon 25 milionë euro.

09/26/2020 12:53

Zbehen gjasat për largimin e Rashicës nga Werder – kandidatët po largohen si pasojë e çmimit të lartë