Cult

Drejtori i Muzeut: Kosova është më mirë se sa paraqitet në botë

04/07/2017 07:17
nga:Gazeta Blic

Në Prishtinë për herë të parë po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj ka treguar qëllimet e kësaj konference.

“Kjo konferencë ka disa qëllime, së pari është konferenca e pestë që mbahet në rajon por për herë të parë në Kosovë. Muzeu i Kosovës është pjesë e Rrjetit të Muzeve të Ballkanit që disa vjet, por kësaj rradhe ne jemi nikoqir dhe bashkëorganizator të kësaj konference”.

“Qëllimi i kësaj konference është që profesionistët e fushës të takohen, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë mundësi për të bashkëpunuar në të ardhmen”.

Boshtrakaj në Kosova Direkt të Klan Kosovës ka treguar se në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të ndryshme të trashëgimisë nga 13 shtete

Sipas tij, është shumë e rëndësishme ardhja e profesionistëve të trashëgimisë nga vende të ndryshme në Kosovë.

“Këta profesionistë është e rëndësishme që të vijnë në muzeun e Kosovës, të komunikojnë me njëri-tjetrin po edhe të dërgojmë mesazhe nga ky vend”.

“Është e rëndësishme të thyejmë paragjykime, në atë se si paramendohet Kosova dhe se si paraqitet, është me rëndësi të dërgohet mesazhi se Kosova është shumë më mirë se sa duket, por edhe jemi larg asaj që synojmë”.