Lajme

Drejtori i shkollës në Malishevë i kërkon ryshfet pronarit të një restoranti për organizimin e matures, dënohet nga gjykata

04/26/2019 10:36
nga:Gazeta Blic

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit Izet Hoti, për veprën penale, “Marrjaeryshfetit”.

Sipas njoftimit të gjykatës në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, Hoti,në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018.

“I akuzuari I.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1000) euro, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë sëkëtij aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjete(50) euro, në emër tëkompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Blic/