• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Drejtori i Pulmologjisë ngre alarmin: Cigaret elektronike po përdoren me të madhe nga të rinjtë, pa e ditur efektin e tyre

10/31/2023 10:05
nga:N M

Musë Hoxha, është drejtori i Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka treguar se cilat janë dëmet nga pirja e duhanit dhe kush janë më të rrezikuarit nga tymi i duhanit, raporton Gazeta Blic.

Ai po ashtu ka folur edhe për rrezikshmërinë e cigareve elektronike ku alarmante sipas tij është pirja e kësaj cigareje te moshat e reja.

“Sa i përket konsumimit të duhanit në përgjithësi në Evropë legjislaturat e të gjitha shteteve kanë bërë që të merren masa sa i përket përdorimit të duhanit në ambiente të mbyllura dhe masa të jera në aspektin reklamues dhe është parë një tendencë e rënies së pirje së duhanit për 22 përqind gjatë këtyre 20 viteve. Konsumi i duhanit më së shumti ndikon në sistemin respirator dhe të pacientët me sëmundje kronike, brohniti kronik, asma por ndikon edhe në sisteme tjera kardio vaskular dhe në sistemin nervor qendror por edhe sistemi tjera”, tha ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Sipas tij, kohëve të fundit është bërë trend edhe përdorja e cigares elektronike sidomos te rinjtë, te moshat e reja që janë nxënës të shkollave të mesme.

“Ekziston një rrezik shumë i lartë që te këta persona të kalojnë edhe në cigaren normale dhe dihet që cigarja elektronike nuk ka ndezje, aty nuk ka as monoksid karboni dhe katran. Por sidoqoftë vet nikotina dhe përbërësit e tjera që futen ne atë dhomën e avullit që ngrohet me atë baterinë e karikuar, atëherë shihet se edhe cigarja elektronike ka dëmet e veta varësisht sa ka fisheku përqindje të nikotinës por edhe përbërës të tjerë”, tha ai.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit