Sporti

Drejtori i Leverkusenit mohon se Chelsea ka bërë ofertë për Havertzin

08/01/2020 09:31
nga:L I

Drejtori i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka thënë se ata deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë për Kai Havertzin, derisa lojtari lidhet me një kalim te Chelsea.

The Blues ka kohë që janë të interesuar në transferimin e mesfushorit gjerman, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Rolfes ka deklaruar se ata janë në dijeni se shumë klube e duan Havertzin, por që nuk ka ndonjë ofertë në tavolinën e tyre.

“Deri më tani, ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Ne jemi në dijeni për ofertat e klubeve të tjera, mirëpo nuk kemi pranuar ofertë”.

“Ne e kemi thënë më parë se do të mbyllim edicionin me skuadrën e plotë, përfshirë këtu Kain. Kjo është e rëndësishme për ne”.

“Ai është i fokusuar. Kai është shumë i relaksuar ndaj spekulimeve, është i fokusuar dhe në diskonim”, ka shtuar më tej Rolfes.

Besohet se Chelsea do të transferojë Havertzin në shumën e 80 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse.