Lajme

Drejtori i Kolegjit Universum i ftuar në takim me Drejtorin Ekzekutiv të platformes prestigjoze Coursera

03/05/2021 15:43
nga:Gazeta Blic

Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum Z. Alejtin Berisha ishte i ftuar në takim me Drejtorin Ekzekutiv të Coursera Z. Jeff Maggioncalda, platformës më të madhe në botë në fushën e mësimit online me mbi 80 milion përdorues.

Coursera ftoi udhëheqësit e universiteteve nga e gjithë bota për një diskutim virtual në lidhje me të ardhmen afatgjatë të arsimit të lartë dhe vazhdimit të mësimit online.

Pjesë e takimit ishin edhe udhëheqës nga Universiteti Michigan, Universiteti Duke, Universiteti Ndërkombëtar Symbiosis, Universiteti i Szeged etj.

Temat kyçe të diskutuara gjatë takimit ishin:
Si e ka përshpejtuar COVID-19 transformimin dixhital në arsimin e lartë
Aftësi për të përgatitur studentët për tregun e punës
Si universitetet mund të integrohen dhe ndërtojnë programe mësimore online
Kolegji Universum ka bashkëpunimin me platformën prestigjioze të mësimit online, Coursera. Tashmë mbi 1327 studentët dhe staf i Kolegjit Universum kanë ndjek kurse online dhe janë certifikuar nga Coursera.

Për më shumë informata na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Artikull i sponsorizuar)