Sporti

Drejtori Ekzekutiv i Al Sadd: Xavi na informoi për dëshirën e tij për ta ndihmuar Barcelonën, nuk mund ta pengonim

11/05/2021 12:03
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ri i skuadrës së Barcelonës.

Ish klubi i tij, Al Sadd e ka konfirmuar se klubi nga Spanja e ka paguar klauzolën e tij të largimit dhe se ai do të jetë trajner i ri i Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport, raporton GazetaBlic Sport.

Drejtori Ekzekutiv i Al Sadd: “Xavi na informoi disa ditë më parë për dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë në këtë moment të caktuar, për shkak të fazës kritike që po kalon klubi i tij i lindjes, dhe ne e kuptojmë këtë dhe vendosëm të mos i qëndrojmë në rrugën e tij”.

Ai do të zyrtarizohet tek Barcelona në orët në vijim.