Dr. Shefkije Shatri, drejtore e Spitalit “Sheikh Zayed” njëkohësisht dhe ambasadore e paqes në Vushtrri, ka realizuar një vizitë në zyret e fondacionit “Sheikha Fatima”, shkruan TV Arbëria.
Gjatë kësaj vizite të rëndësishme, zonja Shatri u njoh nga afër me punën dhe misionin e fondacionit tonë, i cili është përkushtuar fuqizimit të individëve përmes arsimimit dhe trajtimeve të specializuara.
Njoftimi i plotë:
Vizitë Zyrtare e Drejtoreshës së Spitalit Sheikh Zayed, Zonja Shefkie Shatri në Fondacionin Sheikha Fatima
Fondacioni Sheikha Fatima pati nderin të mirëpresë drejtoreshën e spitalit Sheikh Zayed dhe ambasadoren e paqes, zonjën Shefkie Shatri, në një vizitë zyrtare.
Gjatë kësaj vizite të rëndësishme, zonja Shatri u njoh nga afër me punën dhe misionin e fondacionit tonë, i cili është përkushtuar fuqizimit të individëve përmes arsimimit dhe trajtimeve të specializuara.
Vizita e zonjës Shatri shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, me qëllimin e përbashkët për të promovuar mirëqenien dhe paqen në komunitetet tona. Përvoja e saj e gjerë dhe përkushtimi ndaj misionit të shërbimit në shëndetësi janë një burim frymëzimi për fondacionin dhe për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.
Në emër të Fondacionit Sheikha Fatima, shprehim mirënjohjen tonë për këtë vizitë dhe presim me kënaqësi bashkëpunime të reja për të ardhmen.