Sporti

Dragusin transferohet në Premier League

01/09/2024 11:12
nga:Mergim Rreci

Radu Dragusin një hap lart transferimit në Premier League. Mbrojtësi i talentuar rumun, i cili ka shkëlqyer te Genoa gjatë fazës së parë të kampionatit italian, është pranë firmës me londinezët e Tottenham, që duket se kanë fituar garën me disa klube për shërbimet e tij.

Bayerni i Mynihut, Milani dhe Napoli ishin tre nga shumë klubet e interesuara për kartonin e rumunit, megjithatë në fund ka qenë Tottenhami që ka bindur gjenovezët, duke ofruar 25 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusi.

Parimisht palët kanë rënë dakord, me mbrojtësin që pritet të fluturojë në Londër brenda javës, për të kryer testet mjekësore dhe firmosur deri në 2028-ën me klubin e Tottenhamit.