Lajme

Dr. Fauci ndër njerëzit me më shumë ndikim sipas “Time”

09/24/2020 11:36
nga:Sh Xh

Kur Covidi u bë një emergjencë, miliona njerëz dinin kujt ti drejtoheshin: doktorit Antony Fauci.

Në cilësinë e drejtorit të institutit kombëtar të alergjive dhe sëmundjeve infektive në SHBA, Fauci ka ofruar konsulencë për gjashtë presidentë amerikanë në 36 vite. Kurajoja e tij ka bërë që të fitojë besimin e shumëkujt, aq sa edhe revista Time e ka kurorëzuar mes 100 personave me më shumë ndikim në botë në klasifikimin tradicional të përvitshëm. Fauci, drejtor i institutit amerikan të sëmundjeve infektive, 79 vjec, është bërë gjatë këtyre muajve, një figurë popullore në SHBA.

Por paralajmërimet e tij të vazhdueshme për mos zbutjen e nxituar të masave kufizuese, e kanë larguar nga presidenti Trump dhe mbështetësit e tij deri në pikën që ka marrë mbrojtje policore pas kërcënimeve.
Ajo e 2020 e Times, është një klasifikim i veçantë, që sheh përkrah emrave të rëndësishëm dhe të famshëm, emra të burrave dhe grave në dukje të panjohur, që me zërin e tyre kanë ndryshuar apo vazhdojnë të ndryshojnë njerëzimin, dhe shumëkush e ka bërë këtë mbi të gjitha në frontin e emergjencës shëndetësore.

Në listë, është infermierja Amy O’Sulliban, në linjë të parë në luftën kundër koronavirusit, themelueset e lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, Patrisse Collors, Alicia Garza dhe Opal Tometi, si edhe Aimee Stephens, aktive në betejën për të drejtat e transgjinorëve, li ëenliang, mjeku hero i Vuhanit dhe administratori i aplhabet, Sundar Pichai. Dhe për vetë botuesit, ky është një klasifikim shumë i ndryshëm nga ai që mund të parashikohej gjashtë muaj më parë. Në klasifikim, nuk mund të mungonin edhe emrat e George Floyd, Breonna Taylor dhe Tony McDade, të vrarë nga policia në SHBA.

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë