Një super ndeshja na pret në ditën e sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani – Prishtina, pritet të jetë njëra ndër ndeshjet më interesante të kësaj fundjave. Të dy skuadrat janë të imponuara për fitore, pas suksesit që kishte Drita në ndeshjen e djeshme, përcjell GazetaBlic.
Tradicionalisht viteve të fundit ka pasur një rivalitet të madh mes këtyre dy skuadrave, poashtu mes dy qyteteve dhe jo vetëm në sportin e futbollit.
Analizuar 5 ndeshjet e fundit del se Prishtina ka bilanc paksa më pozitiv se Ballkani, ku ka arritur 2 fitore dhe dy barazime ndaj skuadrës nga Suhareka.
Një fitore i ka takuar Ballkanit, me skuadrën e Bledi Shkëmbit që triumfoi me rezultat 2 me 1 në stinorin vjeshtor.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 15:00.


