Sporti

Dortmundi minimalisht ndaj Herthas – shpresat për titull, minimale poashtu

06/06/2020 20:26
nga:M K

Dotmundi ka shënuar fitoren e 19 këtë edicion, duke mposhtur Herthan e Berlinit me rezultat minimal 1-0.

Mjaftoi goli i Emre Can në minutën e 58 për të vendosur gjithçka sa i përket fituesit të kësaj sfide, përcjell GazetaBlic.

Milionerët edhe më tutje gëzojnë shpresat për titull, megjithatë shanset që një gjë e tillë të ndodhë janë vërtetë minimale.

Momentalisht, “verdhë e zinjtë” kanë shtatë pikë më pak se Bayerni kryesues, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të edicionit, çka do të thotë se bavarezëve u duhen edhe dy fitore në javët e mbetura për ta festuar titullin e tetë rresht.

Në anën tjetër, skuadra nga kryeqyteti pozicionohet në vendin e nëntë me 38 pikë të arkëtuara, derisa duket se mesi i tabelës do të jetë edhe pozita përfundimtare e “bardhë e kaltërve”, kjo për shkak se janë pesë pikë larg zonës evropiane, zonë kjo të cilën edhe synojnë ta arrijnë, derisa kanë dhjetë pikë më shumë se Fortuna Dusseldorfi që gjendet në zonën e barazhit.

/GazetaBlic/

08/21/2020 16:22

Publikohet orari i Bundesligës për edicionin 2020/2021, ndeshje interesante në javën e parë