Sporti

Dortmundi kryen punën ndaj Wolfsburgut, Werderi dhe VAR-i arkëtojnë tri pikë

05/23/2020 17:27
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh katër duelet e ditës së sotme të orës 15:30 në Bundesligë.

Padyshim se vëmendja jonë kryesore ishte në takimin Freiburg – Werder Bremen, aty ku u paraqit edhe ylli kosovar, Milot Rashica, përcjell GazetaBlic.

“Bardhë e gjelbërit” shënuan fitore të madhe në udhëtim 0-1, derisa këtu meritë të madhe pati edhe VAR-i që ua anuloi golin e minutave të fundit vendasve, që shpresonin të dilnin nga ky duel me një pikë.

Golin e vetëm për djelmoshat nga “Weser Stadion” e realizoi Bittencourt në minutën e 19.

Me këtë fitore, Werderi arrin tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë, teksa Freiburgu edhe më tutje mban gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.

Në anën tjetër, Dortmundi ka kryer rutinën duke fituar 0-2 në udhëtim te Wolfsburgu. Guerreiro e Hakimi mjaftuan për tri pikë të mëdha dhe stafetën te Bayerni, që nga ora 18:30 luan ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Më poshtë edhe rezultatet:

Borussia Monchengladbach – Bayer Leverkusen 1-3

Freiburg – Werder Bremen 0-1

Paderborn – Hoffenheim 1-1

Wolfsburg – Dortmund 0-2

/GazetaBlic/

06/02/2020 08:11

Vrapoi 14.34 kilometra, regjistron rekord absolut në Bundesligë