Sporti

Dortmundi afër mbrojtësit të PSG’së me parametro zero

04/08/2020 13:35
nga:M K

Dortmundi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas transferimit të Haaland, që po bënë bujë në gjithë mediat evropiane, përkundër faktit se futbolli momentalisht është ndalur, “milionerët” kanë piketuar synimin e radhës, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSG’së, Thomas Meunier.

Sipas ‘La Derniere Heure’, gjermanët dëshirojnë që ai të zbarkojë në “Signal Iduna Park”.

28 vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij edicioni, andaj edhe do të ishte futbollist i lirë për të zgjedhur të ardhmen.

Negociatat mes palëve tashmë kanë filluar, kurse “verdhë e zinjtë” janë shprehur të gatshëm që t’i ofrojnë një pagë të majme, vetëm e vetëm që ta bindin belgun të marrë rrugë drejt Gjermanisë.

/GazetaBlic/

05/26/2020 20:42

Dortmund – Bayern / Notat e futbollistëve