Sporti

Dortmund vjen me transferin e parë në afatin kalimtar të janarit

01/11/2019 14:41
nga:I S

Mbrojtësi i Boca Jounior Leonardo Balerdi ka arritur marrëveshje për 16 milionë euro që të transferohet në skuadrën gjerman Dortmund.

19-vjeqari do të nënshkruaj një marrëveshje katërvjeqare me klubin gjerman javën e ardhshme, shkruan GazetaBlic.

Për Balerdin kanë qenë të interesuar disa prej klubeve evropiane pas shfaqjeve të mira të lojtarit në Amerikën e Jugut, por Dortmund ka fituar garën për të siguruar transferimin e tij.

Skuadra e Dortmund pritet që këtë vit të forcohet dukshëm si në repartin e sulmit po ashtu edhe në mbrojtje.

/GazetaBlic/