Sporti

Dortmund mohon transferimin e Lichtsteiner

05/17/2018 13:26
nga:Lorik J

Futbollisti zviceran pritet të largohet nga Juventusi në fund të stinorit.

Stephan Lichtsteiner tregon se nuk do t’i bashkohet Borussia Dortmundit pasi nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me klubin gjerman.

Reprezentuesi i Zvicrës do të largohet nga Juve, si futbollist i lirë pas përfundimit të stinorit dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen.

“Nuk do të shkoj te Dortmundi”, ka thënë ai për gazetën zvicerane Blick.

“Nuk kemi mundur të arrijmë marrëveshje dhe kjo çështje mbyllet këtu”.

Lichsteiner gjithashtu ka treguar se nuk është i interesuar as të transferohet në Kinë.

“Përfundimisht kam vendosur të mos shkoj në Kinë”.

“Nuk jam njeri që vrapoj pas parave dhe dua që gruaja dhe fëmijët e mi të ndihen mirë dhe kjo sigurisht se nuk do të ndodhte në Kinë”, ka deklaruar Lichtsteiner.

05/07/2018 14:08

​Lichtsteiner pranë transferimit te Dortmund