Janari është duke u afruar dhe që atëherë Kylian Mbappe do të mund të negociojë me një tjetër klub, pasi është në fund të kontratës.
Drejtuesit e Paris Saint-Germain kanë bërë gjithçka për ta mbajtur yllin francez, por pa sukses, dhe duket se ai do largohet këtë sezon nga gjiganti francez, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “L’Équipe”, presidenti Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo janë gjithnjë e më pesimistë për shkak se negociatat për rinovimin e francezit janë në bllokim.
Brenda ditëve Mbappé do të jetë në gjendje të nënshkruajë për Real Madridin ose ndonjë klub tjetër që e interesohet për të.
/GazetaBlic Sport/


