Sporti

Dorëzohet PSG, klubi francez i cakton çmimin Neymarit (FOTO)

03/09/2018 09:57
nga:Lorik J

Skuadra e PSG-së nuk po mundet t’i bëjë ballë interesimit të Real Madridit për sulmuesin e tyre, Neymar Junior.

Sipas medias spanjolle ‘AS’, PSG do të konsiderojë shitjen e sulmuesit brazilian në afatin kalimtar të verës, shkruan GazetaBlic

Neymar është objekti kryesor i Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi madrilen tashmë e di çmimin e tij.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka përsëritur në disa raste se braziliani nuk do të largohet nga klubi francez, por realiteti është se 400 milion është shuma me të cilën PSG do t’i hapë dyert yllit të saj.

Sipas mediave, nëse dikush dëshiron transferimin e Neymarit duhet të paguajë 400 milionë euro./GazetaBlic/

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe