Lajme

“Dorëzohet” LDK në Skenderaj, vendos të mos kandidoj askush për deputet në Kuvendin e Kosovës

01/13/2021 20:35
nga:F K

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj, ka vendosur të mos e kandidoj asnjë nga anëtarët e kësaj dege për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Deri tek ky vendim, siç mëson GazetaBlic, ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që ka shënuar kjo parti në zgjedhjet paraprake.

LDK në zgjedhjet e kaluara parlamentare ka arritur të marrë vetëm 900 vota, gjë kjo që ka çuar këtë degë të marrë këtë vendim.

Për dallim nga kjo parti, ajo e PDK-së pritet të garojë me 10 kandidatë.

“Mergimi Lushtak, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Fadil Beka, Fadil Nura, Agim Dervishi, Isa Hajdari dhe Enis Veliqi”, janë emrat e diskutuar për t’u futur në garë, e që pritet të miratohet këtë të shtunë./GazetaBlic

Këta pritet të jenë kandidatët për deputetë nga PDK në Skenderaj