Lajme

‘Dorëzohet’ Haradinaj, e pranon ‘lëkundjen’ e koalicionit qeverisës

03/28/2019 20:42
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur si rrallë herë për stabilitetin e koalicionit qeverisës, dhe gjendjen e tij brenda këtij koalicioni.

Haradinaj në “Jeta në Kosovë” ka pranuar se gjendja në koalicion momentalisht është e lënduar.

Ai ka thënë se edhe ai vet momentalisht është i lënduar me zhvillimet, por që përsëri i falënderon partnerët e koalicionit për besimin që i kanë dhënë për të udhëhequr me vendin, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se përkundër kësaj gjendje koalicioni po i kryen punët të cilat i takojnë.

” Tash, i lënduar, momentalisht jam i lënduar. Por me gjithë këto lëndime që ka, ky koalicion po kryen disa punë të mëdha, e sidomos nëse lidhen me jetën e qytetarëve të Kosovës” ka thënë Haradinaj.

/GazetaBlic/

 

06/20/2019 17:07

Supertalenti i Real Madridit lë Holandën, zbarkon në Bundesligë!