PDK në Deçan ka mbetur pa njërën prej figurave kryesore të degës.
Bëhet fjalë për Bekim Bruqin, që deri tash kishte ushtruar detyrën e sekretarit të përgjithshëm, përcjell GazetaBlic.
Këtë e konfirmoi vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Të nderuar struktura të Partisë Demokratike të Kosovës, të nderuar qytetar të komunës së Deçanit !
Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj që kam dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-se Dega në Deçan, si dhe nga të gjitha funksionet tjera brenda PDK-së në Deçan.
Duke u bazuar në ngjarjet e fundit të cilat përshkruan Degën e PDK-së në Deçan , si p.sh: hezitim i plotë dhe i koordinuar i pjesës dërmuese të strukturave që mos bashkohen për kauzën e fitores, mos angazhim i grupeve të cilat kanë qenë gjithmonë të ledhatuara nga partia, bastardim dhe linçim i figurës time nga personat me pozicione të larta drejtuese brenda partisë, bllokim dhe sabotim i drejtpërdrejte i këtyre personave për ta penguar formimin e listës, si dhe shumë arsyeje të tjera më sollën në marrjen e këtij veprimi plotësisht të padëshiruar, mirëpo të imponuar nga rrethanat e krijuara.
Një gjë të tillë nuk do ta mendoja asnjëherë , largimin nga demokratët e Deçanit, largimin nga ajo që e krijuam me aq mund dhe vështirësi, ndonëse të ri në moshë por me plotë vullnet, guxim dhe dashuri për idealin, për Partinë Demokratike të Kosovës.
I falënderojë nga zemra të gjitha ata të cilët me kanë përkrahur dhe mbështetur në ketë rrugëtim mbi 15 vite !
Ju dëshiroj gjitha të mirat, suksese të pafundme në rrugën tuaj, të ndarë tani më nga unë.
Më respekt:
Bekim Bruqi.
/GazetaBlic/