Sporti

Donny van de Beek shumë i nervozuar me vendimin e trajnerit, kryen këtë veprim pasi që nuk inkuadrohet në lojë

09/30/2021 10:38
nga:Mergim Rreci

Donny van de Beek me zemërim hedhi çamçakëzin në tokë pasi u la në bankën rezervë për ndeshjen me Villarreal.

Periudha e vështirë vazhdon për 24 vjeçarin pasi nuk arriti të bëjë një paraqitje tjetër, këtë herë në Ligën e Kampionëve, duke e lënë atë pa dyshim shumë të pakënaqur, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai goditi çamçakëzin e tij me neveri para se të ngushëllohej nga shokët e skuadrës ndërsa Ole Gunnar Solskjaer e la futbollistin holandez në stol.

Ja pamjet nga ky moment.