Sporti

Donnarumma në vitin e fundit të kontratës me Milanin, Juventusi dëshiron transferimin e tij

01/29/2020 13:02
nga:Mergim Rreci

Ditët e fundit kontrata e tij, e cila skadon në qershor të vitit 2021, është kthyer në një çështje të aktualitetit kuqezi. Milani po mundohet të rinovojë akordin me Donnarumman në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nëse detyrohet ta shesë.

Vlera e portierit në këto momente është 55 milionë euro, një shifër që do të ulej me më tepër se 50 për qind nëse 20-vjeçari futet në vitin e fundit të kontratës. Nga situata e gardianit prej kohësh mundohet të përfitojë Juventusi, që pa Gigi Bufonin, synon të blindojë portën për disa vite, madje duke sakrifikuar titullarin aktual Wojciech Szczęsny., përcjell Gazeta Blic.

Rruga e “Zonjës së Vjetër” nuk duket e gjitha në dishezë, sepse në garë raportohet se ka hyrë edhe Reali i Madridit. Spanjollët janë zhgënjyer nga Tibo Cortua dhe synojnë revolucionin në portë, duke i besuar Donnarummës, mosha e të cilit do t’i mundësonte Realit të siguronte me një goditje portierin për një dekadë.