BLIC.TV

Donka Kadaj-Bujupi: Përballë Serbisë të jemi unik

09/05/2018 21:46
nga:Diamant Bajra

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, konsideron se vetëm si të bashkuar, pozitë-opozitë dhe me një qëndrim unik do ta sfidojnë Serbinë në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut.

Kadaj Bujupi, ka ftuar deputetët nga opozita që të bëhen pjesë e Ekipit Negociator, pasi që sipas saj vendet i kanë të rezervuara.

“Është e domosdoshme që për të mirën e institucioneve të Republikës të mos anashkalohet Kuvendi pra të kemi një ekip të mandatuar, kemi parë edhe në propozimin e Qeverisë që janë të rezervuara edhe vendet e opozitës dhe ne i ftojmë ata që të jenë pjesë e dialogut që pushteti të mos e bëjë ndonjë lëshim në kuadër të dialogut”, tha ajo.

Deputetja Kadaj Bujupi, theksoi se karshi Serbisë, subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit nuk duhen të kenë dallime dhe ndasi, “sepse jemi përballë Serbisë, e dimë që ajo vazhdon të jetë armike e Republikës së Kosovës dhe për ta sfiduar ne duhet të jemi bashkë dhe unik”, ka deklaruar ajo për “Gazeta Blic”

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

09/14/2018 22:31

Gjyshja bëhet hit në rrjetet sociale, për një arsye mjaft interesante