Sporti

Donjeta Sadiku e artë në Hungari

02/10/2018 20:42
nga:Lorik J

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin.

Donjeta Sadiku ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Ajo e mposhti kroaten Sara Behram, përcjell Lajmi

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin.

Donjeta konfirmoi kështu se nuk është rastësisht nënkampione e botës në vitin 2015, kampione e Evropës më 2016 dhe nënkampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e junioreve.

02/10/2018 21:11

Kryetari i Federatës së Boksit: Fitorja e Sadikut është historike