Lajme

Donika Kadaj e AAK-së, tregon pse nuk e votoi Hotin për kryeministër!

06/03/2020 16:00
nga:Norë Kelmendi

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është sqaruar pse nuk ka votuar pro qeverisë Hoti, shkruan GazetaBlic.

Kadaj-Bujupi shprehet se në rasin e Hotit, është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.

Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër.

Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që…

Publiée par Donika Kadaj Bujupi sur Mercredi 3 juin 2020

07/13/2020 20:31

Deputetja e AAK-së: Koronavirusi “shpërtheu” pas tubimit të Vetëvendosjes