Sporti

Donat Rrudhani u ftua për herë të parë tek Kosova: Emocion i madh, nder për mua ta përfaqësojë vendim tim

05/31/2021 20:35
nga:Lorik J

Donat Rrudhani është një nga lojtarët që ka marrë ftesë për herë të parë nga kombëtarja e Kosovës në futboll.

Rrudhani është ftuar nga kombëtarja e Kosovës në futboll për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë, që do të zhvillohen me 8, respektivisht 11 qershor, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrudhani shkëlqeu këtë stinor me klubin e tij, Aarau – ku shënoi tetë gola dhe asistoi nëntë herë për bashkëlojtarët e tij tek klubi zviceran.

22 vjeçari shprehet tejet i lumtur për mundësinë që ia ka dhënë Kosova.

“Ndihem shum krenar, është kënaqësi dhe privilegj i madh me reprezentu kombin tem”, tha fillimisht Donat Rudhani për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai poashtu shpreson se do të ketë minuta në këmbë në këto ballafaqime.

“Po shpresojë që të më jepet mundësia, është e vërtetë që me Aarau kam pas sezon fantastik”, vazhdoi Rudhani.

Në fund, ai potencoi se ka qenë emocion i madh në momentin kur ka pranuar ftesën.

“Kam qenë me prindërit me familje kur më kanë thirr në telefon, ka qenë kënaqësi e madhe edhe emocion i madh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport