Lajme

Donald Trump i shkruan letër Ramush Haradinajt (Foto)

01/10/2018 14:18
nga:Gazeta Blic

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka shkruar letër uruese për festat e fundvitit Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Poashtu, Haradinaj ka pranuar telegram edhe nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson i cili e falënderon për mbështetje personale e institucionale të Kosovës.

“Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Haradinaj në Facebook.

06/20/2018 08:32

Zeid i zhgënjyer me tërheqjen e SHBA-së nga Këshilli i Të Drejtave Të Njeriut