Showtime

Don Xhoni feston me armë, publikon pamjet

04/01/2021 17:29
nga:V R

U bë senzacion që në daljen e parë dhe tashmë Don Xhoni është një emër i njohur për të gjithë.

Madje “freestyle” i tij “Make a Pose” pati një shpërthim në TikTok duke u dëgjuar me të madhe edhe për tej kufinjëve shqiptar, përcjell Gazeta Blic.

Por, reperi nga Drenica duket se nuk e ka në plan të ndalet kjo pasi ai sapo ka përfunduar xhirimet e projektit më të ri që do ta sjell bashkë me videoklip.

Kështu ka bërë të ditur vet ai në një postimi në Instagram, teksa njoftoi se ka përfunduar xhirimet e klipit.

Kënga mban titullin “Mafia”, dhe Don Xhoni festoi duke gjuajtur me armë përfundimin e xhirimeve, dhe pamjet i publikoj vet ai.

“Xhirimet e Mafias përfunduan, veç përhajër na qoftë”, thotë reperi në mbishkrimin e postimit./Gazeta Blic