Cool

Doli të peshkojë, peshku i ngulet në qafë /Foto +18

01/23/2020 14:51
nga:N S

Një i ri indonezian është shpuar nga një peshk gjilpërë në qafë ndërsa ishte në një varkë.

Muhammad Idul, 16-vjeç, po peshkonte në ujërat e zonës Button South kur peshqit filluan të shfaqen. Njëri prej tyre e shpoi me nofulla të gjata të mprehta dhe e rrëzoi nga barka.

Disi ai arriti të notonte në breg ndërsa peshkun e kishte ende në qafë.

Ai u transferua në spitalin më të afërt, prej nga u transferua në një spital tjetër në qytetin Makassar, ku mjekët arritën të nxjerrin peshkun brenda një ore.

I riu është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në spital, ku po vëzhgohet për infeksion të mundshëm.