Showtime

Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova”

12/08/2025 23:29
nga:Lorik J

Dolce, banore e Big Brother VIP Kosova, përfundoi një eksperiencë njëjavore në versionin italian të programit, Grande Fratello.

Ky ishte një lajm i veçantë, pasi është hera e parë që një pjesëmarrëse e BBVK viziton shtëpinë e GF.

Gjatë qëndrimit të saj në “Casa” të Grande Fratello, Dolce u prit me shumë kureshtje nga banorët italianë.

Tani ajo është kthyer në BBVK dhe do vazhdojë lojën e saj në Prishtinë.