Lajme

“Dokumentet përgatitore të hartimit të Kushtetutës forcojnë argumentet e Kurtit”

05/21/2020 00:12
nga:Gazeta Blic

Durim Berisha, këshilltar i jashtëm ligjor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se dokumentet përgatitore për draftim të Kushtetutës forcojnë argumentet e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Sipas tij, “këto dokumente përgatitore vetëm sqarojnë të qartën”.

Berisha ka thënë se në dokumentet përgatitore shihet se ekspertët kanë refuzuar opsionin që të mundësohej lejohej formimi i qeverisë pas mocionit të mosbesimit.

“Ne i kemi pranuar një kopje të tyre. Të them të drejtën, para se të iniciohej nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka konsultuar këto dokumente e kur i ka parë ato janë forcuar argumentet tona sepse dokumentet përgatitore ofrojnë atë që e quajmë interpretimin autentik të Kushtetutës. Vetëm se e sqarojnë të qartën sepse s’ka pas asnjë paqartësi në këtë situatë. Dëshmohet në praktikat e vitit 2010 dhe 2017. Vërehet se diskutimi që sot po zhvillohet në publik është zhvilluar edhe brenda komisionit. Edhe pse është mendim i imi, jo fakt i provuar, por nga analizimi i dokumenteve vërehet se mungojnë disa procesverbale, por komentet në drafte e komentet e mëpasme në komision dhe komentet e ekspertëve ndërkombëtarë vërehet shumë qartë cila ka qenë rrjedha e draftimit kushtetues e cilat opsionet e propozuara. Vërehet se në Kosovë ekspertët vendorë e ata ndërkombëtarë kanë pas para vetes propozimin të lejohej formimi i qeverisë pas mocionit të mosbesimit, por s’ka gjetur mbështetje. Rrjedhimisht s’u përfshi në Kushtetutë. Ka qarkulluar edhe në media, se kinse dokumentet përgatitore e fuqizojnë presidentin, gjë që nuk qëndron, sepse këto propozime janë hedhur poshtë e kanë rrjedhur asisoj që anëtarët e komisionit kushtetues të pajtohen për mocion destruktiv të ndryshojnë praktikën dhe rregullimin nga korniza kushtetuese të futet një rregull i ri dhe gjithashtu nuk lë asnjë dyshim ky material në lidhje me dykuptimësi sepse është më se i qartë dhe mbi të gjitha të them ajo mbretëresha e sqarimit janë komentet e të ndjerit profesor Isa Bajqinca që i ka dhënë dorën e fundit të redaktimit gjyqësor”, ka deklaruar ai në Interaktiv.

Berisha po ashtu ka thënë se Qeveria në detyrë, në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese për këtë rast, pos kërkesës që të shpallet i pavlefshëm dekreti, ka kërkuar edhe që të konstatohet se duhet shpërndarja e Kuvendit.

Ai ka thënë se në komentet e tyre janë bazuar në praktikat e deritashme kushtetuese.

Sipas tij, është i padrejtë barazimi i “veprimeve dhe deklarimeve të presidentit me ato të kryeministrit për këtë rast, pasi dihet se kryeministri ishte i matur në deklarimet”.

05/20/2020 18:52

“Parashikon” Milaim Zeka: Ja në favor të kujt do të vendos Gjykata Kushtetuese