Sporti

Dokument: Ende pa përfunduar e pamja për Vokrrin, kërkohet zëvendësimi i tij në FFK

06/14/2018 09:07
nga:Lorik J

Ende pa përfunduar e pamja për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë ftuar nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.

‘GazetaBlic’ ka siguruar një dokument ku shihet se LRF e Gjilanit dhe LRF e Prizrenit kërkojnë që kryetari i ri i FFK-së të zgjedhet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë boshllëk institucional.

Sikurse Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit ashtu edhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë propozuar Agim Ademin për kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vendimin nga LRFP e kanë marrë përfaqësuesit e KF Opojës, KF Ballkanit dhe KF Lirisë.

 

 

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në mëngjesin e të shtunës, pas një sulmi në zemër. Ai ishte duke bërë fitnes kur gjendja e tij u përkeqësua. Vokrri u dërgua në spitalin QKUK, por aty kishte arritur pa shenja jete. Varrimi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës u bë me nderime të larta shtetërore.

/GazetaBlic/

08/30/2018 11:25

Zyrtare: UEFA jep lajmin e madh për stadiumin e Prishtinës