BLIC.TV

Dogana e Kosovës shpalos detaje lidhur me kriptovalutat, të dhëna interesante

03/12/2021 22:09
nga:M K

Adriatik Stavileci ishte pjesëmarrës i episodit të sotëm të dokumentarit “Expose” prodhim i GazetaBlic.

Në temën për kriptovalutat, Stavileci shfaqi të dhëna sa i përket importit të monedhës digjitale, “Bitcoin”.

“Ky vit në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, të paktën deri tani, fillimviti është një rritje e importit. Në vitin 2019 kemi pasur vetëm 2 importe me vlera minimale, derisa në vitin 2020 gjatë tërë vitit kemi pasur vetëm 8 importe.

Në anën tjetër, për dy muajt e parë të vitit 2021 kemi pasur 10 importe, që do të thotë se kemi kaluar numrin e importeve, e që është një tendecë në rritje, por sidoqoftë vlerat janë të ulëta në krahasim me periudhën paraprake.”, tha ndër të tjera Stavileci.

/GazetaBlic/