BLIC.TV

Dogana e Kosovës: Gjatë këti viti ka patur një ulje të dukshme të të hyrave!

03/19/2021 21:55
nga:Y I

Humbjet e fuqisë ekonomike gjatë këtij viti pandemik janë reflektuar edhe në Doganën e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për dokumentarin “Expose” tha se gjatë këtij viti kanë vërejtur një ulje të dukshme në aspektin e të hyrave.

“Më duhet të ju them se viti 2019 në krahasim me vitin 2020, kemi vërejt një ulje të dukshme në aspektin e të hyrave sa i përket doganës por edhe në aspektin e importit të përgjithshëm që ka ardhur nga të gjitha vendet e botës. Kemi vërejtur që dukshëm është ulur sasia e produkteve të lluksit, derisa sasia e ushqimeve apo produkteve të domosdoshme ka mbetur e njëjtë. Kemi pas rritje të produkteve higjienike, por ato si produkte të tilla nuk kanë vlera të mëdha dhe nuk ka pasur mbledhje të taksave.

“Nëse flasim në aspektin e shifra, nëse në 2019 kemi pasur 3.4 miliardë në total të importit, në vitin 2020 kemi pasur 3.2 miliardë në total të importit të mallrave, apo nëse kthehet në të holla, kemi pasur 200 milionë euro më pak të shpenzuara në produkte të ndryshme, derisa në aspektin e taksave që mbledhim nga kjo vlerë e produkteve e cila importohet, në vitin 2019 kemi pasur 1 miliardë e 154 milinë të grumbulluara, derisa në vitin 2020 kemi pasur 1 miliardë e 41 milionë, që do të thotë se kemi pasur rreth 113 milionë euro më pak të hyra ose 9.8% më pak të hyra” tha Stavileci për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.