• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Do të rrëqetheni kur ta dëgjoni historinë për këtë luftëtar nga Kosova – në spital serbët, as ujë s’i kishin dhënë!

01/25/2019 22:38
nga:FL.B

I ftuar këtë javë në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka qenë gazetari kroat, Velimir Bujanec. Ai ka dhënë deklarata interesante rreth shqiptarëve të cilët kanë luftuar për ta mbrojtur Kroacinë në kohën kur kishte nisur lufta mes serbëve dhe kroatëve.

Bujanec ka përmendur disa nga luftëtarët shqiptar të cilët kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kroacisë derisa nuk ka hezituar të tregojë edhe një rast rrëqethës të një luftëtari të fuqishëm – Esad Çollaku për të cilin thotë se ka marrë pjesë në tri luftëra – atë të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës.

Sipas tij, ai ka humbur edhe njërën këmbë duke luftuar dhe ka treguar momentet më kritike të jetës së tij, atëherë kur, sipas Bujanecit, serbët kishin dashur ta vrisnin në spital e madje thotë të mos i kishin dhënë as ujë, shkruan GazetaBlic.

Do të më kujtohet emri i Bekim Berishës,  Fehmi Lladrovci, do të më kujtohet edhe mëri i Tonit, pastaj Kaçinari. Para së gjithash do të më kujtohet, me qëllim e lash për në fund mikun tim të çmuar, Esad Çollakun që është një rrëfim i veçantë, njeriu për të cilin do të mund të bëhej një film artistik.

Merreni me mend një njeri që shkon në luftë, që ka pasur me dhjetëra copa të granatave në trupin e tij. As kjo si ka mjaftuar, ka luftuar për Kroacinë, pastaj ka shkuar për t’i ndihmuar popullit kroat në Bonje e Hercegovinë dhe atje sa nuk është vrarë thuajse.

Mbetet pa këmbë, përfundon në spitalin serb në Banjallukë ku kanë dashur ta vrasin si shqiptar, e kanë malltretuar madje as ujë s’i kanë dhënë në shtratin e spitalit. E ka shpëtuar babai Komarica. Dhe, një njeri që nuk ka këmbë pra me protezë pas luftës në Kroaci deh pas luftës në Bosnjë e Hercegovinë vjen për ta mbrojtur Kosovën, për të luftuar për lirinë e Kosovës së tij, me protezë. Dhe keni parasysh, ky është një rrëfim filmik por mos t’i fyej të tjerët. Kërkoj falje nëse këdo qoftë e kam harruar.” – ka thënë Bujanec.

/ © GazetaBlic /

04/26/2019 09:57

“Ekziston një rrezik nga Vetëvendosje”