Lajme

Do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj të akuzuarit për vjedhje të mbi 600 eurove në një parking

12/09/2025 17:39
nga:N K

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca e së martës në rastin ku Q.M., akuzohet për vjedhje në një parking në Prishtinë. Seanca u shty në mungesë të të akuzuarit, ndaj të cilit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Sipas gjyqtares Valbonë Perlaska, i pandehuri e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, por nuk e ka arsyetuar mungesën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndaj tij, gjykatësja tha se do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

E pranishme në seancë nuk ishte as e dëmtuara S.H.

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 gusht 2023 nga Prokuoria Themelore në Prishtinë, Q.M., akuzohet se më 15 prill 2023 në Prishtinë, përkatësisht në një parking, me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme të pasurisë së huaj për vete, ia merr pasurinë e lujatshme të dëmtuarës S.H.

Gjithnjë sipas aktzkuzës, ditën kritike i pandehuri pasi hyn në parking, e sheh se vetura e tipit “Audi A3”, e ka xhamin e përparmë të anës së djathtë të hapur, afrohet tek vetura dhe përmes dritares së hapur merr një kuletë në të cilën e dëmtuara kishte dokumentet personale, kartelat bankare dhe 160 euro para kesh, dhe një zarf që ka qenë në sirtar tek pasagjeri në të cilin e dëmtuara kishte lënë 485 euro, dhe pastaj largohet nga aty pa u vërjetur.

Më këtë rast, thuhet se i pandehuri me veprimet e tij të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 645 euro.

Me këtë, Q.M., po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313, par. 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi