Rikthimi i Marc-Andre ter Stegen është një lajm i madh në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt në Ligën së Kampionëve.
Portierit gjerman iu dha drita jeshile këtë të martë pas katër muajsh e gjysmë mungesë për shkak të një dëmtimi, transmeton GazetaBlic Sport.
Ter Stegen, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të korrikut për të kapërcyer përgjithmonë problemet me shpinën, ndihet përsëri në nivelin e duhur dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve në Camp Nou.
Megjithatë, Hansi Flick deklaroi qartë në një konferencë për shtyp se “Joan Garcia është numri 1”.
/GazetaBlic Sport/


