Opinion

Dje, sot, nesër dhe çdoherë

04/09/2020 09:38
nga:Albina Hyseni

Nëse ju nuk jeni të hapur ndaj ndryshimeve atëherë kjo fazë tranzicionale do të ju shkatërrojë! Ne jemi ata që i japim kuptim jetës sonë, nëse mendoni se jeta juaj nuk ka kuptim atëherë jeni ju fajtorë për të. Përqafojeni ndryshimin.

Mark Twain arritjet e ti më të medha të sukseseshme ishin shkrimtar dhe spiker ku thoshte se : Bota nuk të ka as një borgj! Ajo ka qenë këtu para teje.

Ajo që ne përpiqemi të harrojmë në botën tonë të veprimit është dallimi i madh që ekziston midis trurit tonë të ndërgjegjshëm dhe nënndërgjegjshëm.

Përplasja e dëshirave të ndërgjegjshme dhe nënndërgjegjeshme. Kur ndalojmë një moment për t’u kthyer në mendje të ndërgjegjshme dhe të shqyrtojmë se çfarë duam nga jeta, shumica e njerëzve do të dëshironin të vetë-aktualizonin dhe të arrinin definicionet e tyre të shëndetit, pasurisë, suksesit ose lumturisë.

Të jetojmë në këtë cikël na bën të sëmurë fizikisht dhe mendërisht; trupi ynë reagon ndaj gjithë kësaj ngarkese energjetike, me dhimbje koke, keqardhje, djersitje, frikë etj. Idealja është që gjithmonë të bëni çmos të mendoni në mënyrë racionale është e vështirë, por është gjithmonë mirë të praktikoni.

Por pastaj nënndërgjegjja futet në lojë. Dhe truri nënndërgjegjeshëm menaxhon 95% e mendimeve dhe dëshirave tona. Ai thjeshtë dëshiron që ne të kemi qasje në ushqim, strehë, të shkojmë sa më larg nga rreziku që të jetë e mundur. Nuk ka asnjë mendim apo shqetësim nëse jemi të suksesshëm, të lumtur, të trishtuar, të pasur, të varfër, të shëndetshëm, mbipeshë, të famshëm apo ndonjë gjë tjetër. Të gjitha shqetësimet nënndërgjegjes janë për të na mbajtur thjeshtë të sigurt.

Kur shfletoni, kërkoni, lexoni vazhdimisht lajme të ndryshme që nxisin stres, mërzi, pakënaqësi atëherë dijeni se është koha për të pastruar shpirtin tuaj. Njerëzit negativ mund t’ju tërheqin me kalimin e kohës, dhe ju nuk mund ta kuptoni deri sa të ndodhë për një kohë të gjatë. Kjo sigurisht vlen të theksohet se ka një ndryshim të madh në mes të një person negativ, dhe një person i cili ndodh të jetë duke kaluar nëpër një situatë negative – kështu që të jenë të ndërgjegjshëm për këtë mundësi. Disa profesionistë shëndetësorë e identifikojnë depresionin si shkaktarin kryesor të pakënaqësisë, Dr.D.Weil.

Atëher kur ndiheni i humbur

emocionet janë ato që na bëjnë njerëzore. Asnjë emocion nuk është i keq. Emocionet janë neutrale, dhe kështu merremi me ata që e bëjnë situatën më të mirë apo më të keqe. Por kur fillon të ndiheni të mpirë dhe asgjë nuk është e mirë apo e keqe, është koha të pastroni shpirtin tuaj.

Poashtu vlen të theksohet se dje, sot dhe gjdoher palumturia jote është duke ndotur jo vetëm qenien tënde të brendshme dhe ata rreth teje, por gjithashtu psikikën njerëzore kolektive të së cilës je pjesë e pandashme. Ndotja e planetit është vetëm një refleksion i jashtëm i ndotjes psikike të së brendshmes, miliona individë të pavetëdijshëm nuk marrin përgjegjësi mbi hapësirën e tyre të brendshme.

Ose ndalo së bëri atë që je duke bërë, fol me personin për të cilin bëhet fjalë dhe shprehi plotësisht atë që ndien, ose zbraze negativitetin që mendja jote ka krijuar rreth situatës dhe që nuk ka ndonjë qëllim, përveçse forcimit të ndjenjës false të vetes. Të kuptosh kotësinë e saj është e rëndësishme. Negativiteti nuk është asnjëherë mënyra më e mirë për t’u përballur e situatat.

Në fakt, në shumë raste të mban të varur, duke bllokuar ndryshimin real. Çfarë do që bëhet me energji negativiteti, do të përzihet me të dhe me kohë do të shtojë dhimbjen dhe pakënaqësinë. Gjithashtu, çdo gjendje e brendshme negative është ngjitëse, pakënaqësia shpërndahet më lehtë se një sëmundje fizike. Ti mban përgjegjësi për hapësirën brenda teje, askush tjetër, ashtu siç mban përgjegjësi ndaj planetit. Si brenda ashtu dhe jashtë, nëse njerëzit pastrojnë ndotjen e brendshme, atëherë ata nuk do të krijojnë ndotje të jashtme.

Pra me disa ndryshime të vogla në sjelljen tonë të përditshme, është e mundur që këto situata të bëhen më të lehta dhe, pak nga pak, truri ynë “kupton” se situata të caktuara nuk kanë nevojë për aq shumë “vëmendje”, dhe me këtë bëhen gjërat të lehta. Nuk është e lehtë, por kërkon vullnet. Vetëm atëherë do të fitohen këto beteja.