Lajme

Djali ushtron dhunë psiqike ndaj nënës në Pejë, arratiset

05/26/2024 09:19
nga:G B

Një grua ka raportuar në polici se djali i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Lidhur me rastin, policia njofton se i dyshuari nga Peja, është në arrati.

“Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.