Një vajzë në Fushë – Kosovë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj pasditen e 13 janarit.
Këtë akt, ajo kishte provuar që ta kryente për shkak se djali me të cilin fliste ia keqpërdori besimin.
Ajo ka raportuar dje në Polici si personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.
Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.
Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet. Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.