Sporti

Djali i Messit shënon gol të bukur, festimi i tij po bën xhiron e botës

09/12/2019 17:39
nga:Lorik J

Djali i vogël i Leo Messit, Matteo Messi siç duket po ndjek hapat e babait të tij.

Në një video të publikuar para pak çastesh, shihet Matteo Messi duke shënuar gol në oborrin e shtëpisë së Messit, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, ajo që po bën xhiron e botës është festimi i Matteos.

Ai feston sikurse babai i tij. Messi njihet se ka bërë festime të tilla – kur ka shënuar ndaj Real Madridit.

Ky festim natyrisht se po i pëlqen të gjithëve, sepse djali i Messit është thjesht fantastik.

/GazetaBlic/