Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka publikuar një foto të vjetër të babit të tij, raporton GazetaBlic.
Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar foto të Hashim Thaçit që nga koha kur ishte në luftë.
Hashim Thaçi ishte njëri ndër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tani gjendet në Hagë së bashku me disa ish-liderë tjerë pasi është i akuzuar nga Gjykata Speciale.