Showtime

Dj Avicii vrau veten me një copë qelqi

05/01/2018 15:07
nga:L I

DJ dhe producent Avicii vrau veten, sipas disa burimeve që folën për TMZ, përcjell GazetaBlic.

Avicii, i cili ishte 28 vjeç, u gjet i vdekur në Muscat, Oman, më 20 prill. Policia tha se nuk kishte “dyshim penal” në këtë rast dhe një deklaratë e mëparshme nga familja e tij aludoi në vetëvrasje.

Raporti i TMZ përshkroi në disa detaje rrethanat e supozuara që çuan në vdekjen e Aviciit.

Dj Avicii

Burime të shumëfishta thuhet se Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, mori jetën e tij duke përdorur një copë qelqi “që shkaktoi gjakderdhje masive”. Dy burime thanë se copëzat erdhën nga një shishe e thyer.

Deklarata e familjes Bergling, e lëshuar javën e shkuar, tha se ai “nuk mund të vazhdonte më” dhe “donte të gjente paqe”.

Avicii kishte paralajmëruar më parë se ai do të vdiste, në një dokumentar të lëshuar në tetor.

Ai kishte dalë në pension nga turneu në 2016, duke përmendur një sërë shqetësimesh shëndetësore që përfshinin pankreatinë akute, pjesërisht për shkak të pijes së tepërt.

Dj Avicii

Në një dokumentar të titulluar “Avicii: Histori të vërteta”, i lëshuar në tetor, ai paralajmëroi në mënyrë të përsëritur se mënyra e jetesës së turneut do ta vriste./TMZ/GazetaBlic

06/11/2018 10:06

Publikohet çertifikata e vdekjes së DJ Aviciit, detaji që iu bëri përshtypje të gjithëve