Lajme

Ditë zie në Belgjikë, një minutë heshtje për viktimat e përmbytjeve

07/20/2021 16:40
nga:Y I

Belgjika sot bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve që goditën vendin në ditët e mëparshme.

Pikërisht në mesditë, u dëgjuan sirenat dhe qytetarët mbajtën një minutë heshtje për nder të bashkëqytetarëve që humbën jetët tragjikisht.

Flamujt u ulën në gjysmështizë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët u mblodhën në ndërtesën e Këshillit, gjithashtu bënë homazhe.

Viktimat e përmbytjeve u nderuan edhe në Verviers, një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet.

Në homazhe morën pjesë gjithashtu mbreti Philippe, kryeministri Alexander De Croo, ministrja e Brendshme Annelies Verlinden, guvernatorë, kryebashkiakë, zjarrfikës, përfaqësues të ambulancës dhe zyrtarë të Mbrojtjes Civile.

Të paktën 31 persona e humbën jetën në përmbytjet që goditën Belgjikën./AA/

/Top Channel/