Lajme

Dita e Pavarësisë së Finlandës Festohet në Shkollën Finlandeze në Kosovë!

12/06/2018 18:37
nga:M H

Kosovës tashmë i është shtuar një shkollë tejet inovative, me një sistem edukativ shumë më ndryshe nga shkollat e tjera. Kjo është Shkolla Finlandeze e Kosovës, e përbërë nga stafi ndërkombëtar (finlandez) dhe me program të fokusuar në kreativitet, zgjidhje të problemeve dhe mësim përmes lojërave.

Duke qenë se themeli i shkollës bazohet tërësisht në sistemin Finlandez të mësimdhënies, sot me datë 12/05/2018 dita e pavarësisë së Finlandës do të shënohet edhe në këtë shkollë. Entuziazmi dhe përgatitjet e fëmijëve kanë nisur qysh në fillim të javës, me ç’rast liria e tyre e shprehjes vlerësohet tej mase dhe idetë e tyre për manifestimin e kësaj dite brenda shkollës kanë qenë primare.

Ata do të shpalosin sot njohurinë e tyre për Finlandën përmes prezantimeve të ndryshme, duke festuar bashkë me mësuesit e tyre finlandezë dhe stafin lokal të shkollës. Ndërsa në këtë manifestim i`u bashkëngjit edhe ambasadorja Finlandeze e Kosoves – Pia Stjernvall, e cila uroi që edhe Kosova sa më shpejtë të ketë një sistem edukativ të ngjashëm me atë të Finlandës.

Fokusi kryesor i shkollës Finlandeze në lidhje me avancimin sa më të shpejtë të nxënësve të saj është teknologjia dhe mënyrat më produktive të mësimit përmes përdorimit të saj. Veçori e saj është sidomos përdorimi i platformës së lojërave Teachergaming.com në gjithë përfshirjen e nxënësve në proces mësimor.

 

12/10/2018 11:21

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë dimri na pret!