Obesiteti nuk do të thotë të jeni vetëm mbi peshë apo edhe mos të dukeni mirë.Obesiteti është një sëmundje komplekse që përfshinë sasinë e tepërt të yndyrnës në trup.
Obesiteti është një problem mjekësor që rrit rrezikun e shumë sëmundjeve tjera, konkretisht sëmundje kronike, si: diabeti, sëmundjet e zemrës, shtypje të lartë të gjakut, madje edhe kancer.
Dietat dhe mënyra e jetesës që e përcjellin njerëzit sot, vetëm çka është duke e bërë këtë problem edhe më keq, raporton “TimesNowNews”.
Dita botërore e obesitetit shënohet më 11 tetor, çdo vit.
Është themeluar në vitin 2015 nga organizata botërore e obesitetit.
Kur konsumojmë ushqime të pashëndetshme trupi jonë vuan nga proteinat dhe vitaminat tjera. Këto ushqime kanë vetëm kalori, kur ne nuk i djegim këto kalori ato grumbullohen dhe krijohet ‘body fat’ -mbi pesha.Të hani një diet të balancuar dhe të shëndetshme është faktori kyç për një shëndet të mirë. Obesiteti është një sëmundje e cila varet edhe nga rrethi por edhe nga faktorët gjenetik. Nëse një anëtarë i familjes apo edhe më shumë se një anëtarë janë obez, gjasat që të jeni edhe ju janë të mëdha. Në kësi raste, njerëzit duhet të jenë shumë më të kujdesshëm në mënyrën e ushqyerjes.
Meqenëse sot shënon dita e kësaj sëmundje, ne ju këshillojmë që të keni sa më shumë kujdes më mënyrën e ushqyerjes. Tentoni të paktën të krijoni një balancë në ushqimin tuja. Por, asnjëherë mos harroni të konsumoni ushqime me fibra, fruta dhe perime, 3 ushqimet që e forcojnë metabolizmin dhe që lejojnë më lehtë djegien e kalorive.