Lajme

Diskutohet rreth parandalimit të korrupsionit në prokurimin publik

12/09/2025 07:07
nga:G B

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile vazhdon sot, aktivitetet e Javës së Integritetit 2025, në Ditën e dytë të saj, e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Për këtë ditë të rëndësishme, fokusi do të jetë në një nga fushat më të ndjeshme dhe më me ndikim në qeverisjen publike: Parandalimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik.

Diskutimet gjatë ditës së dytë do të fokusohen në sfidat dhe mekanizmat praktike për rritjen e integritetit në prokurimin publik – një proces kyç, ku transparenca dhe llogaridhënia ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e publikut.

Panelistët pritet të sjellin perspektiva profesionale nga institucione mbikëqyrëse, ekspertë të fushës dhe organizata të shoqërisë civile.

Pra edhe sot do të zhvillohen diskutime tematike, trajnime dhe sesione praktike nga rreth 60 pjesëmarrës, përfshirë zyrtarë publikë, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në diskutimin e sotëm do të flasin: Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, ZKA, Osman Vishaj, Kryetar i Bordit, KRPP, Diana Metushi-Krasniqi, Menaxhere Projekti dhe Hulumtuese e Lartë, KDI dhe Visar Rushiti, Analist i Politikave, Democracy Plus (D+).