Sporti

Serie A: Ish presidenti i skuadrës së njohur dërgohet me urgjencë në spital

12/28/2021 08:52
nga:Mergim Rreci

Ish-pronari i Palermos, Maurizio Zamparini është në kujdes intensiv në një spital në Udine.

80-vjeçari italian zotëronte skuadrën siciliane nga korriku 2002 deri në shkurt 2017. Ai ishte i njohur për gatishmërinë e tij për të shkarkuar trajnerët nëse nuk krijonin përshtypje, duke bërë mbi 40 ndryshime drejtuese në 15 vitet e tij në krye të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Zamparini u dërgua me urgjencë në spitalin në Udine më herët gjatë ditës së djeshme dhe ai tani është në kujdes intensiv, me gjendjen e tij të rëndë.

Ai iu nënshtrua një operacioni pas një komplikacioni të papritur, i cili u konfirmua se nuk ishte COVID. Përditësimet priten në ditët në vijim.

Biznesmeni 80-vjeçar italian pësoi një lajm tragjik në fillim të këtij viti pasi djali i tij 23-vjeçar Armando u gjet i vdekur në banesën e tij në Londër në tetor.

/GazetaBlic Sport/